Kruja është shndërruar në një nga vatrat më aktive nga koronavirusi gjatë ditëve të fundit, për shkak se Covid-19 ka prekur punonjësit e fasonerive.
Por përveç situatës së rëndë nga koronavirusi, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook ka ndarë lajmin e mirë për ardhjen në jetë të Joelit në Spitalin e Krujës duke garantuar se po vijon pa ndërprerje shpërndarja e bonusit të bebit për të gjithë të porsalindurit.
Nga 1 Janari, 8285 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes.
Manastirliu shkruan se pavarësisht situatës së vështirë në të cilën ndodhemi, ekipet mjekësore në maternitete dhe spitale në të gjithë vendin kanë vazhduar punën pa u ndalur.
Postimi i Manastirliut:
“Joeli ka ardhur në jetë pak orë më parë në spitalin e #Krujës, ku edhe në këto ditë të vështira në përballjen me #COVID19 në këtë zonë, ekipet mjekësore nuk e kanë ndalur punën në asnjë moment,
Faleminderit dr. Faik Bardhi, dr. Rovena Tali, infermieret Lina Bega, Denisa Vathi dhe të gjithë ekipit të spitalit të Krujës për punën e palodhur!
Nga 1 Janari, 8285 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes #FëmijëtJanëMrekulli ”, shkruan Manastirliu.
Bonusi i bebes vazhdon të shpërndahet për fëmijët e sapolindur në të gjitha spitalet. Për tremujorin e parë të 2020 kanë përfituar bonusin 8285 të porsalindur. Prej të cilave 5126 në spitalet publike dhe 3159 në spitale private dhe jashtë vendit 3159.” – ka shkruar ajo.
Diskutime rreth kësaj post