• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Shqiptarët janë dembelë, merrni punëtorë të huaj”, Ditmir Bushati del me reagimin surprizë dhe godet Ramën

31 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
184
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i PS, Ditmir Bushati i cili u la jashtë listës së PS-së për zgjedhjet e 25 prillit, ka kritikuar kryeministrin Rama për përgjegjësinë për ekonominë dhe modelin zhvillimor në 8 vitet e qeverisjes.

Rama sot nga Shkodra i sugjeroi një pronari fasonerie që të merrte punëtorë të huaj nga Bangladeshi dhe shtoi se të huajt, “janë pronto, nuk dinë as shqip dhe nuk merren me thashetheme”.

Për këtë Bushati, ka replikuar Ramën duke i thënë se përpara se t’i përkufizojë shqiptarët si ‘thashethemexhinj’ e ‘dembelë’, duhet të pyesë veten a mban përgjegjësi shteti që duhet të kujdeset për të drejtat e punonjësve në sektorin privat, për shëndetin dhe sigurinë e tyre në punë.

Postimi i plotë:

“Para se t’i përkufizojmë shqiptarët si ‘thashethemexhinj’ e ‘dembelë’, duhet të pyesim veten a mbajmë ndopak përgjegjësi për strukturën e ekonomisë shqiptare dhe modelin zhvillimor që ndjekim.

Gjovalinin, dhe shumë sipërmarrës si ai në sektorin e fasonerisë në Shkodër, kam pasur mundësi t’i takoj disa herë e të bisedoj për sfidat me të cilat përballet sektori. Natyrisht, asnjë vend nuk është zhvilluar nga të tjerët. As Shqipëria nuk bën përjashtim. Ndaj, nuk ka sesi të vij zgjidhja magjike përmes zëvendësimit të shqiptarëve që ikin drejt veriut të Europës dhe Amerikës me Bangladeshas, Afgan dhe Indian, meqë këta të fundit nuk paskan ‘pretendime’. Në fakt, në të dy rastet bëhet fjalë për njerëz dhe jo robot!

Mirëqenia në shoqëri është produkt i kontributit të komunitetit. Fjala vjen, rafineria e Ballshit apo miniera e Bulqizës, nuk mund të jenë vetëm ‘pronë e koncesionarit’, sepse aty kanë kontribut punëtorët, komuniteti lokal dhe shoqëria.

Kjo është arsyeja që të tilla biznese duhet të paguajnë detyrimet që punëtorët dhe komuniteti lokal të jenë pjesëmarrës në të mirën që sigurohet nga sipërmarrja. Sipërmarrësit në partneritet me shtetin duhet të investojnë për kapacitetet njerëzore, për t’i zhvilluar e jo thjesht shfrytëzuar këto sektorë të ekonomisë.

Sado i suksesshëm të jetë një sipërmarrës nuk bën dot pasuri e as prodhon të mira për shoqërinë pa ekipin apo punonjësit. Për një parti të qendrës së majtë, puna, djersa e punëtorit, risku i sipërmarrësit në investim dhe vlera e shtuar në ekonomi, duhet të kenë përparësi absolute.

Në këtë kontekst, shteti duhet të kujdeset për të drejtat e punonjësve në sektorin privat, për shëndetin dhe sigurinë e tyre në punë. Ndërkohë që me sipërmarrësit duhet të vendoset një raport besimi e mirëkuptimi që lehtëson rrugën e sipërmarrjes jo vetëm në funksion të xhepit të tyre, por të sigurimit të të mirave për shoqërinë.

Ky episod na fton që të mos mbetemi as tek konstatimi dhe as tek mohimi i ikjes së shqiptarëve drejt veriut të Europës dhe Amerikës. Pa rikonceptimin e strukturës ekonomike dhe modelit zhvillimor nuk do të mund të frenojmë braktisjen e vendit. E as do të jemi në gjendje të identifikojmë avantazhin e krahasuar të ekonomisë shqiptare, apo të përqafojmë vlerat sociale europiane për punonjësit”, ka shkruar Bushati.

Paraardhëse

Befason me deklaratën Erla Mëhilli, tregon politikanin që po ‘kopjon’ Lulzim Basha

Pasardhëse

A vendos Rama fatin politik të figurave në PS? Erion Braçe zbulon se çfarë po ndodh brenda partisë

Pasardhëse

A vendos Rama fatin politik të figurave në PS? Erion Braçe zbulon se çfarë po ndodh brenda partisë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.