Zv.kryeministri Erion Braçe ka hedhur poshtë kritikat e bëra nga ish-figura të PS, për kryeministrin Edi Rama se ai është personi, që vendos për karrierën politike për figurat, të cilat aderojnë në këtë parti.
“Ndërprerja e karrierave nga një individ? Unë që jam brenda PS, që i kam dëgjuar të gjitha deri tek mbledhja e fundit e Shtabit Elektoral të PS dhe më gjerë se sa aq dhe kryesisë nuk më rezulton kjo gjë. Që ka vendim për ndërprerja të karrierave individuale, por ka vlerësim për punën e gjithsecilit në PS, parlament apo në territorin që mbulon si drejtues politik. Vlerësimin e bën Kryesia e PS. Drejtuesit politikë të qarqeve, kryetarët e PS në ato territore, që janë pyetur dhe janë konsultuar vazhdimisht”, – tha Braçe për Euro News Albania.
Diskutime rreth kësaj post