Raporti i ndërmjetëm i progresit për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore pritet të publikohet nga Komisioni Europian midis 2 dhe 4 marsit, shkruan Ora News.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mësojnë për progresin e shënuar me reformat dhe më pas Komisioni Europian pritet të publikojë vlerësimit. Paraprakisht Brukseli zyrtar synon të marrë miratimin e të gjitha vendeve anëtare dhe më tej ta bëjë publik dokumentin. Presidenti francez Macron premtoi votën pro hapjes së negociatave nëse raporti është pozitiv.
Burime diplomatike në Bruksel thonë se Komisioni synon ta publikojë dokumentin pasi të ketë marrë garancitë e të gjitha vendeve anëtare për miratimin e hapjes së negociatave.
Sipas parashikimit, raporti duhet të miratohet në takimin e Kolegjit të Komisionit të mërkurën e 4 marsit.
Komisioni Europian dëshiron një rezultat pozitiv për negociatat me të dy vendet, prandaj shtojnë burimet, raporti po përgatitet me hollësi e kujdes.
Diskutime rreth kësaj post