Ish-deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka folur për mbledhjen e 1.15 miliardë eurove në Konferencën e Donatorëve në Bruksel.
Ish deputetja Çupi deklaroi se ndërkombëtarët treguan se ishin krah popullit shqiptar në këtë fatkeqësi. Më tej Çupi e pyetur nëse kjo konferencë u pa si një fitore e Ramës, u shpreh se ka dalë qartë ajo çfarë është dhuruar për ne, që pjesa më madhe janë kredi.
“Është për tu përshëndetur që ndërkombëtarët ishin krah qytetarëve shqiptar në këtë fatkeqësie. Ka pasur një tendencë në orët e vona pas konferencës për ta konsideruar si një fitore. Po ta shohim sot ka rënë vrullin i mbrëmshëm dhe doli qartë ajo çka donatorët dhuruan për vendin tonë.
Ajo çfarë u tha kishte një raport të zhdrejtë. U dhuruan rreth 285 milionë euro dhe pjesa tjetër është kredi. Kjo ishte ajo çfarë ndërkombëtarët ishin pranë shqiptarëve. Ajo çfarë është sfidë për këtë kryeministër është që këto donacionet të shkojnë në vendin e duhur dhe të mos bëhet korrrupsion. Kemi një kryeministër që ka 7 vitë që është zhytur në korrupsion.Ata kanë qenë të qartë ndaj kësaj qeveria, kanë vendosur ta ndihmojnë, por besimi tek kjo qeveri ka qenë zero. Në këtë kuptim, jo vetëm që nuk ishte fitore por një kritikë e rëndë.Kemi një skepticizëm të vëndeve partnere për këtë qeveri. Nuk kemi asnjë masë, kemi vetëm propagandë.“ – u shpreh Çupi.
Diskutime rreth kësaj post