Përgjegjësja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino është përballur mëngjesin e sotëm me një situatë alarmuese. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme qytetarët vazhdojnë që të mos e respektojnë ruajtjen e distancimit social dhe kjo e ka shqetësuar Binon.
Ajo ka shkuar të marrë një letër për makinën, por siç vihet re edhe nga fotoja e publikuar prej saj qytetarët janë në radhë në grumbull, pa respektuar aspak distancimin social, që është një nga rregullat kyçe për të shmangur përhapjen e Covid.
“Me marrë një letër të makinës që në pikë të mëngjesit. Rregullat e distancimit siç e shifni”, – shkruan Bino e shqetësuar krahas fotos që ka publikuar.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post