Ditën e djeshme është vënë re një rritjen e numrit të rasteve me COVID-19 në vendin tonë. 25 raste të reja nga të cilat 24 në Tiranë kanë ngjallur shqetësim tek qytetarët. Vatra e re e infeksionit në kryeqytet është një call center çka rrit rrezikun e përhapjes së virusit.
Në një lidhje për Euronews Albania, Eugena Tomini, shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, tha se kemi një tendencë në rritje të numrit të rasteve më COVID-19 pas evidentimit të vatrave të reja të infeksionit, siç ishte edhe call center në Tiranë.
“Në bazë të strategjisë së lehtësimit të masave kemi një periudhë 14-ditore, që bëjmë një vlerësim të situatës përkundrejt trendit të rasteve të rritura, rasteve që hospitalizohen dhe atyre që kërkojnë terapi intensive.
Deri tani jemi në kushtet e një monitorimi të këtyre kritereve në vlerat e pritshme, por pas çdo 14 ditësh ne do të bëjmë një vlerësim, përkundrejt këtyre indikatorëve nëse kanë rritje ose jo përtej pritshmërive dhe sigurisht që lehtësimi i masave do të jetë gradual. Survejimi epidemiologjik do të vijojë në rrethe.
Gjatë sezonit veror do të shtohet survejanca, do të shtohen qendrat sentinel për monitorimin e infeksioneve respiratorë në mbarë vendin për të parandaluar epideminë tashmë që lehtësimi masave po shkon drejt finales”, – tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post