Kandidati për kryetar të PD-së Agron Shehaj ështa takuar ditën e sotme me qytetarët në Delvinë. Në këtë takim, Shehaj u shpreh se kryedemokrati Lulzim Basha nuk ia doli të rrëzonte kryeministrin Edi Rama as me protesta dhe as me bojkote.
Deklarata e Shehajt:
“Lulzim Basha premtoi që do ta rrëzonte Edi Ramën, në fillim me protesta e më pas me bojkote, por me votë nuk ia doli. Vetëm me votë mund të rrëzohet, vetëm duke punuar me PD-në, duke e përmirësuar Partinë Demokratike. Sepse PD është alternativa e vetme në Shqipëri”, është shprehur Shehaj.
Diskutime rreth kësaj post