Shtetet e Bashkuara kanë dhuruar më shumë se 100,000 dollarë për të përmirësuar ndërtesat e Policisë Ushtarake Shqiptare.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë shkruan se Policia Ushtarake do të marrë gjithashtu trajnime mbi hetimet, për të rritur aftësinë e tyre për të çrrënjosur veprimtarinë kriminale brenda Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura.
“Shtetet e Bashkuara dhuruan më shumë se 100,000 dollarë për të përmirësuar ndërtesat e Policisë Ushtarake Shqiptare. Ministrja e Mbrojtjes dhe Atashehu i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, CDR James Hilton, inaguruan ndërtesën e rinovuar më 12 korrik.
Policia Ushtarake do të marrë gjithashtu trajnime mbi hetimet, për të rritur aftësinë e tyre për të çrrënjosur veprimtarinë kriminale brenda Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë #KrahPerKrah me Ministrinë e Mbrojtjes dhe me Shqipërinë.”, shkruan Ambasada e Shteteve të Bashkuara.
Diskutime rreth kësaj post