Mbështetësja e Lulzim Bashës deri në vitin 2017, Endira Bushati ka sulmuar ashpër kryedemokratin. Ajo tha se megjithëse qeverisjes së dështuar të Edi Ramës, Basha e ka të vështirë të fitoj. Sipas saj një njëri që humbjet i shet si fitore e ka të pamundur të fitoj realisht.
“Është e vërtetë që deri në vitin 2017 kam qenë një mbështetëse e flakt e Lulzim Bashës. Që pas daljes së rezultateve te zgjedhjeve të vitit 2017jam kthyer kundër tij. Kur një kryetar humbet më thellë nga zgjedhjet paraardhëse dhe me një list personale të tij , atëherë duhet të dorëhiqet. Unë jap mendimin tim, në fund është një provë që e mbështet mendimin tim, dhe prova e radhës janë zgjedhjet e vitit 2021. Shenjat më duket se më japin të drejtë për shkërmoqjen e PD-së. Zoti Basha ka folur për hapjen e PD-së. Por çfarë do të thotë hapje ? Do të thotë që ka qenë e mbyllur? Quhet hapje kur fton themelues të PD-së si Genc Ruli dhe Arben Imami, të cilët janë themeltarët e Pd-së, apo quhet hapje kur hapesh për shoqërinë.
Më trishton ajo që dëgjojë këto ditë, ti bësh opozitë qeverisjes së Edi Ramës duhet të jetë diçka shumë e lehtë pasi nuk kam parë kurrë në Shqipëri një dëshpërim kaq të madh të qytetarëve ndaj qeverisë. Ajo pjesa e platformës ekonomike është diçka që godet, ka një shprehje italiane që thotë të fitosh të ndihmon të fitosh, Lulzim Basha e ka tradhëtuar elektoratin e djathtë. Njerëzit dëgjojnë por nuk besojnë, dhe kur ka një mosbesim kaq të madh ndaj zotit Basha i fituar del zoti Rama.
Shpresoj te një ndryshim por besimi është i tradhëtuar pasi Lulzim Basha dështoi të tregojë se është një lider perëndimor. Ka lider legjendar dhe nuk e kanë problem të rrethohen me figura mediokër, ka lider mediokër por që rrethohen me figura të forta. Lulzim Basha e ka të parën në mesatare dhe të dytën nën mesatare”, tha Endira Bushati për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post