Futbollisti brazilian i Juventusit, Douglas Costa, ka zgjedhur Paulo Dybalan para Cristiano Ronaldos, kur është pyetur se kush është bashkëlojtari i tij më i fortë.
Douglas Costa është duke qëndruar në Brazil në këtë kohë pandemie, teksa ende nuk dihet se kur do kthehet në Torino dhe të fillojë stërvitjet me kampionin italian.
Kështu, ai ka shfyrtëzuar kohën që të bisedojë me ndjekësit e tij ‘live’ në ‘Instagram’, duke iu përgjigjur edhe pyetjeve të tyre. Njëri nga ndjekësit e pyeti se kush është bashkëlojtari më i fortë te Juventusi, teksa braziliani zgjodhi Dybalan.
“Bashkëlojtari im më i fortë është Paulino [Dybala]” – ishte përgjigja e Douglas Costas.
Diskutime rreth kësaj post