Bota rrezikon në një masë të gjerë urinë e proporcioneve biblike për shkak të pandemisë koronavirus. Ky është alarmi i lëshuar nga OKB-ja.
Sipas shefit të Programit Botëror të Ushqimit, David Beasley, nevojitet veprim urgjent për të shmangur një “katastrofë humanitare”.
Një raport i WFP-së vlerëson se numri i të uriturve mund të rritet nga 135 milionë në mbi 250 milionë. Vendet më të rrezikuara janë 10 më të prekurat nga konfliktet, krizat ekonomike dhe ndryshimet klimatike.
Diskutime rreth kësaj post