Akti normativ anti-KÇK dhe debati publik që ngjalli ka vënë në siklet edhe qytetarë që nuk kanë, apo nuk kanë pasur lidhje me krimin e organizuar.
Disa prej tyre kanë trokitur në zyrat e avokatisë, për t’u këshilluar nëse prekeshin prej tij.Këshillim juridik iu është nevojitur edhe atyre që i kanë mbyllur hesapet me drejtësinë.
“Shumë persona, të cilët janë dënuar, ose shpallur të pafajshëm, për vepra penale të cilat mund të ishin subjekt i ish-Gjykatës së Krimit të Organizuar, vijnë përpara se të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit”, thotë avokati Saimir Vishaj për A2.
Por avokati Vishaj e shikon të vështirë zbatimin e aktit normativ, për rastet e personave pasuritë e të cilëve kanë kaluar në filtrin e ligjit “antimafia”.
“Nuk e imagjinoj se si mundet Gjykata do të gjykojë gjënë e gjykuar. Nuk lejohet gjykimi dy herë për të njëjtin fakt”, shprehet Vishaj.
Diskutime rreth kësaj post