“Mendjet e bukura frymëzojnë të tjerët”, ishte ky forumi që u mbajt sot në Tiranë nga “World Economic Forum”. Pjesëmarrës të tij ishin kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama dhe ish-ministrja Majlinda Bregu. Por gjatë diskutimit, kur Rama ishte larguar, Majlinda Bregu mori fjalën dhe për fat të keq nuk punonte mikrofoni i saj.
Në këtë moment ajo kërkoi të ulet në karrigen e kryeministrit Rama, duke thënë një batutë mjaft pikante që nuk i shpëtoi vëmendjes së të pranishmëve.
“Mund të ulem në karrigen e kryeministrit? Zakonisht nuk më pëlqen e s’e kam zakon të marr karrigen e të tjerëve kur ajo është bosh. Mua më pëlqen të konkurroj për karrigen, por është në rregull. Kjo punon”, ka thënë Bregu, duke shkaktuar të qeshura.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post