Këshillit Evropian i tha jo hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me 18 tetor, vendim ky që u pasua me shumë kritika. Për këtë portali i njohur European Western Balkans (EWP) kanë biseduar me deputeten Rudina Hajdari për pasojat e përgjigjes negative të Këshillit në Shqipëri dhe si pritet të ndikojë ky vendim.
Pjesë nga intervista:
EWB: Parlamenti gjerman mbështeti fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë në kushte specifike për hapjen e kapitujve të negociatave. Sidoqoftë, Këshilli Evropian dështoi të mbështeste vendin tuaj. A besoni se këto vendime ishin të justifikuara?
Hajdari: Vendimi i Këshillit të BE-së nuk ishte aq pozitiv siç prisnim të ishte. Sidoqoftë, për sa i përket Shqipërisë, ekziston një hartë e qartë e dhënë nga Budenstagu gjerman, e cila na ndihmon të qëndrojmë në rrugën e duhur drejt Evropës.
Drita e gjelbër e Bundestagut gjerman për të hapur negociatat e pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut tregon një vizion të Evropës për të cilën të gjithë po mbajmë shpresa. Dikush mund të pyesë me të drejtë nëse Shqipëria ka përmbushur standardet e larta të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për të filluar bisedimet e pranimit. Përgjigja e sinqertë është “jo”, megjithatë ky nuk duhet të jetë faktori i vetëm vendimtar për shtetet anëtare të BE-së, përfshirë vendet skeptike si Franca dhe Holanda.
Menaxhimi i përmbushjes së të gjitha kushteve në mënyrë perfekte është një aspekt madhor. Ajo që është më e rëndësishmja është që ne shohim se vendet tona do të bëhen më demokratike në vitet e ardhshme dhe do të marrin përsipër luftën kundër korrupsionit.
Fillimi i bisedimeve të anëtarësimit si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut do të ishte një hap i vogël për këto vende, por një mundësi e artë për të vendosur reformat në rrugën e nisur. Hapja e negociatave do t’i bënte qeveritë më të besueshme për të ofruar atë që kërkohet prej tyre. Fillimi i bisedimeve të pranimit është një proces i vazhdueshëm që kërkon kohë, e assesi nuk do të thotë anëtarësim automatik në BE.
Për Shqipërinë, fillimi i bisedimeve të pranimit është thelbësor për shumë arsye. Më e rëndësishmja, ai do të inkurajojë reforma të mëtejshme veçanërisht në sferën e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit, si dhe në sferën e të drejtave të njeriut.
Dështimi i vendeve anëtare të BE-së për të arritur marrëveshje për të filluar bisedimet shpesh është përdorur për konsum të brendshëm politik i cili ka çuar në një situatë politike edhe më të fragmentuar. Qeveria argumenton se vonesa vjen nga mungesa e angazhimit të bllokut të BE-së për zgjerim, ndërsa opozita fajëson qeverinë për dështimin e adresimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ndërsa politika e vendit nuk ka arritur të bashkohet pas një qëllimi kombëtar, një përgjigje negative do ta copëtojë atë edhe më tej dhe gjithashtu do të rrisë dozën e pesimizmit në shoqëri. Për më tepër, një përgjigje negative nga BE mund të rrisë rolin e rivalëve strategjikë në Ballkanin Perëndimor si Rusia, Kina dhe Turqia.
Si deputete, me keqardhje pranoj se Shqipëria ende përballet me sfida të pashembullta politike dhe institucionale. Unë e di që kemi shumë më tepër punë për të bërë në mënyrë që të kemi një demokraci funksionale që i shërben më mirë popullit tonë. Si qytetare e Shqipërisë, besoj se ne meritojmë një vendim pozitiv shumë shpejt si një shpërblim për frymën e madhe pro-perëndimore në Shqipëri, ku 90% e qytetarëve të saj miratojnë anëtarësimin në BE.
Diskutime rreth kësaj post