Pas nëntë titujve radhazi në kampionat, duket se Juventus e ka shumë të vështirë për të fituar të dhjetin, pas shumë goditjeve që ka marrë këtë sezon. Eliminimi i bujshëm në raundin e 16 të Ligës së Kampionëve kundër Porto, nuk la një shije të mirë tek tifozët. Pra, për bardhezinjtë duket se mbetet vetëm Kupa e Italisë, ku do të duhet të përballen me një Atalanta ‘të etur’.
Andrea Pirlo, ishte ai që përfundoi “në bankën e të akuzuarve” dhe e ardhmja e tij në Torino mbetet një çështje e madhe. Pavarësisht mos-konfirmimit nga stafi drejtues, emri i Massimiliano Allegrit është gjithmonë aty për Juventusin. Me kthimin e tij, Cristiano Ronaldo mund të qëndrojë në Torino, pavarësisht thashethemeve të ndryshme në treg që e shohin atë larg ‘bianconerëve’. Mediat italiane raportojnë, se Ronaldo ka dhënë pëlqimin e vetë që Pirlo të përfundojë në stol dhe vendin e tij ta zërë Allegri, por ende nuk është marrë një vendim konkret. E gjitha pritet të shikohet pas ndeshjes me Napolin.
Diskutime rreth kësaj post