Prej disa ditësh po përflitet se kryeministri Rama po bën ndërmjetësuesin për zgjidhjen e konfliktit mes Greqisë dhe Turqisë. Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ai ka thënë se në vend që të zgjidhë problemet mes Ankarasë dhe Athinës zyrtare, kryeministri Edi Rama mund të punojë për njohje të reja për Kosovën, duke nënvizuar faktin se Greqia ende nuk e ka njohur pavarësinë e saj.
“E di diskutimin që ka Shqipëria me Greqinë për kufijtë në det. Ne kemi interes për të avancuar për njohjen me Athinën zyrtare, prandaj në këtë rast më mirë Rama të ndihmonte Kosovën për njohje sesa të interesohet të zgjidhë çështje të tjera më larg. Ndërsa falenderojmë Ankaranë për njohjen dhe përkrahjen e deritanishme”, – u shpreh Haradinaj në “Tempora”.
Diskutime rreth kësaj post