Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka postuar një video në Facebook ku shprehet se shqiptarët nuk marrin asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore.
Ai thotë se ndërsa shqiptarët po kalojnë dimrin e dytë në çadra pas tërmetit, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.
“Ndërkohë që shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.
Është koha të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj.” – shkruan kryedemokrati.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post