Kryeministri Edi Rama ka ironizuar përplasjet brenda Partinë Demokratike, duke u shprehur se janë bërë si legjendë kreshnikësh, teksa po përplasen brenda kështjellës së tyre.
Intervista:
Gazetarja: Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë më 8 janar, a do e mbroj Policia e Shtetit selinë e PD-së?
Rama: Nuk kam lënë datë, por e kamë në plan të merrem me leximin e Mujit dhe të Halilit, dhe jo me temën e kullës së PD-së se u bë si legjende kreshnikësh që do të përplasen në filan datë, kjo është një qamet i madh, qesharak, marrëzi, por është edhe pak di ajo shprehja se çfarë të kërkosh do të gjejë. I shkoji jeta duke kërcënuar e luftuar për të marrë kryeministrinë, por luftojnë që të marrin PD-së. Keqardhje e madhe, përgatituni për estradë.
Diskutime rreth kësaj post