Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu komentoi situatën aktuale brenda PD. Ai u shpreh se Lulzim Basha ka treguar përmes marrëveshjes së 5 qershorit, vjedhjes së votës apo dhe patronazhistëve se ka bashkëpunuar me Edi Ramën. Më tej ai shtoi se një njeri që është duke luftuar për interesat e tij personale nuk ka pse ju duhet demokratëve.
Komenti i Balliut:
“Ne të gjithë në parti kemi bërë gjithçka për të bërë Bashën kryeministër dhe për hir të së vërtetës janë bërë dhe sakrifica shumë të mëdha. Arritëm më pas të ndërtonim një koalicion shumë të madh dhe arritëm ti tregonim shqiptarëve se qeveria ishte totalisht e korruptuar dhe kishim ngritur struktura të posaçme për të mbrojtur votën dhe për të bërë një reformë zgjedhore dhe të kishim dhe ne të drejtën si PS për të votuar, dhe të gjitha këto mesa duket nuk mjaftuan dhe Lulzim Basha nuk u bë kryeministër.
Dhe e gjithë kjo pavarësisht gjithë sakrificave, Basha duket se ishte i vetmi demokrat që e dinte se Partia Demokratike do të humbte. Çdo hajdut kur del para gjykatës thotë se kam vejdhur unë. por faktet janë kokëforte. marrëveshja e 5 qershorit, ku u prish u tha të mos flasim, dhe për patronazhistët tha të mos flasim se do dukemi të dobët. tani këto forcuan Ramën, demokratëve u ka ecur keq dhe kjo të vërteton se një bashkëpunim mes Ramës dhe Bashës ka pasur dhe thelbi humbës e thënë dhe nga analistët ka qenë marrëveshja e 5 qershorit, patronazhistët dhe vjedhja e votës.
Këtu të lind pyetja për çfarë u duhet demokratëve një njeri që lufton për interesin e tij dhe jo për demokratët. Unë sot këtu jam nga ata persona që dogji mandatin se e kërkoi Basha, dhe nuk mund të na akuzojë Basha për lidhje me Ramën se unë kam bërë burg kur ai vetë ka ndërtuar vila. Tani me vendimin e tij ka përçarë opozitën dhe sot merret më shumë me anëtarët e opozitës që e kanë mbështetur më shumë dje dhe i sulmon me gjuhën e Ramës si pretendon të fitojë, jo ai pretendon të vazhdojë biznesin e tij”, tha ai për A2.
Diskutime rreth kësaj post