Deputeti Ralf Gjoni pasi ka dhënë votën kundër marrëveshjes së 5 qershorit, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka krahasuar Shqipërinë me Afganistanin.
Ndërsa tha se nuk do që Shqipëria të jetë si Afganistani, duke e krahasuar me figura politike të këtij vendi, ai shtoi se fotografia shqiptare mban 5 emra, të cilat dhe i lexoi.
“Unë nuk dua që Shqipëria të bëhet si Afganistani. Fotografia mban emra dhe unë nuk kam frikë të përmend emra. Fotografia shqiptare mban 5 emra. Edi Rama ilir Meta Sali Berisha, Luli ose lulushi dhe Mona. Ata që janë kundër listave të hapura ata që kanë grabitur 450 milion euro. Ata që bojkotuan zgjedhjet.
Ne në këtë që po bëjmë duke iu kundërvënë kësaj marrëveshje, për çbërjen e masakrës kushtetuese. Ne po heqim nga kushtetuta kyçjen e listave. Ne që nuk kemi frikë nga ndonjë kompleksim siç ka qenë e shkuara. Ne nuk kemi frikë të themi të vërtetën.
Sot ndëshkueshmëria është 0. Nuk e di çfarë bën Rudina në atë këshill politik më pas 5 qershorit. Sot unë nuk e shoh më të vlefshëm atë Këshill Politik”, – tha ai.
Diskutime rreth kësaj post