Në seancën e sotme plenare deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti ka komentuar marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore dhe e ka cilësuar atë si të njëanshme, mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Përmeti tha se Rama dhe Basha bënë maksimumin për të mos ndryshuar sistemin. Po ashtu ai theksoi se ndryshe nga kërkesa e opozitës parlamentare për depolitizim të komisioneve zgjedhore, Rama dhe Basha arritën dakordësinë për të vënë komisionerët e tyre, për të kontroluar zgjedhjet.
“Marëveshja e 5 qershorit është e njëanshme, mes Ramës dhe Bashës. Ata bënë maksimumin për të mos prekur sistemin.
Nga ana tjetër, ne opozita parlamentare bëmë betejen për të hapur listat. Për fat ne sot kemi bërë disa ndryshime kushtetuese duke bërë një hap përpara. Por, jemi shumë larg asaj që kërkuam. Ne kërkum sistem ku vota të numërohet një për një, morëm vetëm lista të hapura rajonale, ku ka mundësi që mijëra vota të deformohen. – tha ai.
Ai shtoi më tej se edhe pse hapja e listave është një hap përpara dhe se opozta parlamentare do të vijojë betejën në rrugën e saj, për ndryshimin e sistemit.
Përmeti u shpreh se “Ne kërkuam depolitizim të komisioneve zgjedhore dhe morëm dakordësinë e tyre për të vënë komisionerët e tyre dhe për të vjedhur votat”.
Diskutime rreth kësaj post