Ministri i Turizmit, Blendi Klosi gjatë intervistës për “Report Tv” tha se po punohet me ekspertët për një plan konkret për sezonin turistik, ku do të ketë distancë mes çadrave.
“Ne kemi përgatitur një material të plotë së bashku me ministrinë e shëndetësinë që edhe ai është në diskutim nga grupet e ekspertëve. Italia i ka nxjerrë materialet e para, se e ka më specifike sipas rajoneve, dhe ka nxjerrë masat e reja për plazhet, me distanca nëpërmjet çadrave, ka propozime në turizëm elitar ku të ketë ndarje me peçikllaz ndërmjet çadrave.
Ne e kemi bërë një material, do të jetë pjesë e diskutimet deri në momentin që do të mendojmë se do të fillojë hapja, një ide se si mund të jetë sezoni i plazhit po përpunohet nga grupi i ekspertëve. Sa i përket hotelerive dhe lokaleve, do të jenë të fundit që do të hapen”, u shpreh Klosi.”Do të jetë e pamundur të organizohen festa masive, koncerte, por do të shikojmë në kushtet e reja. Nuk është një punë që ka të bëjë me një biznes, por me jetën e njerëzve. Plani është ai që prezantohet nga grupi i ekspertëve, mos më kërkoni mua që t’i them këto plane, se është e vështirë të realizohet nga ministri i turizmit që kërkon sa më shumë që ekonomia të lëvrojë, është grupi i ekspertëve që marrin vendimet”, tha ministri.
Klosi tha se me rregullat e reja më shumë se sa pasaporta identifikuese, rëndësi do të ketë ajo e historikut shëndetësor.
“Nëse situata fillon të marrë për mirë dhe të kufizohet aq sa mundemi në raportin e higjienës besoj se do të fillojnë fluturimet, nga qershori me fluturimet e para shumë më tepër të kontrollua,a për të hapur mundësi për udhëtime charter.Hapja e kufijve nuk mund të jetë vetëm shqiptare, është rajonale, europiane, botërore. Po diskutohet të hapen fluturime të kontrolluara ku më tepër se pasaporta me emër me mbiemër, do të ketë rëndësi pasaporta shëndetësore. Pa dalë vaksina do ta kemi të vështirë të kthehemi në normalitet”, theksoi ministri Klosi.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post