Ai konsiderohet pa frikë reperi më i suksesshëm dhe më i paguar shqiptar në qarkullim në këto 10 vitet e fundit, por sigurisht që është edhe një nga më produktivët.
Bëhet fjalë për Noizy, i cili vetëm pak ditë më parë publikoi albumin “Epoka”, i cili po pritet shumë mirë nga fansat e tij.
Por duket se ‘rapastar’-i shqiptar nuk ka ndërmend të ndalet këtu. Në një postimi në Instagram, Noizy ka paralajmëruar që të premten publikohet kënga e tij e re me titull “Black Lamborghini”.
Ai njoftoi se kjo këngë vjen në bashkëpunim me dy artistë tjerë, por për momentin nuk zbuloi se për kë bëhet fjalë, por në rrjet po flitet për një bashkëpunim me dy jetë të mukzikës së huaj.
“Të premten Kenge e re, #BlackLamborghini 100.000 komente & Publikojme 2 Emrat qe jan Feat në kenge.. #OTR“, ka shkruar ai.
Ju kujtojmë që për shkak të pandemisë Noizy gjatë kësaj kohe po qëndron i mbyllur në shtëpi.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post