Koronavirusi ka shkaktuar panik dhe frikë edhe në shtetin fqinj, Itali, ku deri më tani janë regjistruar 7 viktima dhe janë raportuar mbi 230 të prekur. Viktima e fundit është nga Castiglione d’Adda që rezultoi pozitive për Coronavirus, i cili vdiq në spitalin e Sacco në Milano.
Të enjten e kaluar ai u dërgua në spital për një sulm në zemër, në të njëjtën ditë kur mbërriti 38-vjeçari i cili ishte pacienti i parë i testuar pozitivisht për virusin. Ende mbetet mister mënyra e infektimit të pacientit 1 përderisa ai nuk kishte udhëtuar në Kinë dhe nuk kishte pasur kontakte me persona që kishin udhëtuar atje. Lombardia është rajoni me numrin më të madh të rasteve, për të vazhduar me Veneto-n, Emilia Romagna-n, Piemonte-n dhe Lazio-n.
Kryeministri Giuseppe Conte, duke folur në selinë e Mbrojtjes Civile, ka bërë të ditur se një gabim spitalor, që nuk ka ndjekur protokollet e duhura ka sjellë edhe situatën e rëndë. Ai ka shtuar se kjo nuk i ka penguar ta bëjnë punën siç duhet dhe të marrë masa drastike.
Konte u shpreh:
“Ne nuk marrim asgjë lehtë, përndryshe nuk do të kishim marrë masa jashtëzakonisht të rrepta. Ne nuk mund të parashikojmë përparimin e virusit. Ai pati një shpërthim të madh dhe u nga një strukturë spitalore që nuk është plotësisht e veta sipas protokolleve që rekomandohen në këto raste. Kjo ka kontribuar në përhapjen, ndërkohë, ne po vazhdojmë me kujdes dhe ashpërsi maksimale.”
Diskutime rreth kësaj post