Koronavirusi është sëmundja më e re që po mban botën në alarm, duke shkaktuar deri më tani 2663 viktima, ndërsa janë prekur më shuam se 80 mijë persona të tjerë.
Megjithëse kjo sëmundje po konsiderohet vdekjeprurëse, ka patur edhe nga ata që janë shëruar. Sipas raportimeve të fundit, deri më tani në të gjithë botën kanë arritur përmirësime ndaj këtij virusi mbi 25 mijë persona.
Themeluesi i AccuWeather thotë se koronavirusi do të dobësohet ndjeshëm në fund të pranverës ose para verës.
Por sipas tij kjo mund të rezultojë edhe ndryshe pasi ekziston mundësia të mos zhduket kur rrezet e diellit bëhen më të forta dhe temperaturat të rriten përmes pranverës dhe verës.
Themeluesi i AccuWeather u shpreh:
“Tani dhe për muajt në vijim, për shkak të diellit të dobët dhe temperaturave të ftohta në hemisferën veriore, moti mund të ndikojë në përhapjen e koronavirus. Megjithatë, bazuar nga ajo çfarë kemi parë nga ftohjet dhe viruset e mëparshme, përfshirë SARS, përhapja virale është më e paktë se temperaturat rriten nga maji deri në shtator”, tha themeluesi i AccuWeather, Joel N. Myers.
“Megjithatë, ky koronavirus mund të jetë ndryshe dhe ne jemi duke mësuar rreth tij. Mundësia është që të mos jetë si të tjerët dhe të mos zhduket kur rrezet e diellit bëhen më të forta dhe temperaturat të rriten përmes pranverës dhe verës. Përveç kësaj, nëse vazhdon të përhapet gjatë gjithë pranverës dhe verës, mund të infektojë miliona dhe të bëhet një pandemi”.
Diskutime rreth kësaj post