Kryetari i PD-së, Luan Baçi ka komentuar përplasjet që kanë nisur ditët e fundit mes socialistëve të qytetit të tij. Baçi tha për emisionin ‘Breaking’ se arsyeja se përse Petro Koçi reagon dhe i bën thirrje SPAK që të hetojë për tenderat në Fier lidhet me luftën brenda llojit në PS-në e Fierit.
Ai e lidh këtë me betejën e klaneve në bazën socialiste të Fierit.
“Ky ishte edhe qëllimi i denoncimit i zotit Koçit, se një pjesë mundohen ta paraqesin edhe si luftë kundër korrupsionit, por jo si luftë brenda llojit. Ai nuk e shikon sot këtë situatë, ai ka qenë zv.ministrër, është deputet dhe e ka pasur ditur më herët situatën këtu në Fier, ka qenë i informuar. Pse nuk i bërë prezent këto denoncime më herët përpara zgjedhjeve të 25 Prillit? Janë 600-700 punësime në kompaninë Albpetrol dhe ka qenë edhe vetë zoti Koçi që është marrë me këto punësime, e kjo me qëllimin për të realizuar sa më shumë vota më 25 prill. Nëse do të ishte parimor këto denoncime duhet të ishin bërë më herët, tani pas fitimit të zgjedhjeve ka nisur lufta se kush do të ketë më shumë pushtet, duan të krijojnë hegjemoninë e tyre. Abuzimet nuk janë vetëm si rezultat i një individi të vetëm të një kryetari bashkie, por janë të ngritur në një sistem nga qeverisja socialiste”, – tha Baçi.
Sipas tij, në Fier janë kryer disa tenderime nga bashkia për të njëjtën rrugë, pedonale apo fasadat dhe nuk ka ndonjë arsye se ku kanë përfunduar këto fonde publike.
“Janë dy apo tre herë punime për të njëjtën rrugë dhe se nuk kemi informacion se përse është vepruar kështu”, – theksoi Baçi.
Diskutime rreth kësaj post