Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingrafi pas një takimi me kryebashkiakun e Korçës, Sotiraq Filon, ka folur për integrimin e Shqipërisë në BE.
Ambasadori Zingraf është pyetur nëse do të hapen negociatat për Shqipërinë këtë vit, duke e cilësuar këtë një pyetje 1 milion dollarëshe.
“Është një pyetje 1 milion dollarshe, ne donim, do të punojmë me partnerë dhe ende shpresojmë që do të jete ajo dritarja e mundësisë, ne e kemi të nevojshme, ne duam ti respektojmë premtimet tona si Bashkim Europian por nuk varet nga ne, dhe po ne duam të shkojmë atje dhe të bëjmë gjithçka që mundemi me partneret”, – ka deklaruar ambasadori.
Më tej, kryediplomati gjerman është pyetur se “Dje u mbushen 5 vjet nga miratimi i reformës ne drejtësi, a ka ardhur koha për rezultate ne luftën kundër korrupsionit te zyrtareve te nivelit të lartë?”
“Kjo është gjithmonë një çështje, ne e kemi parë që reforma ka efektet e saj dhe ka nevoje për kohë që të ece përpara, reforma kërkon të gjithë mbështetjen, me mbështetje mund të arrihet, qasjet pragmatike dhe praktike mund të ndihmojnë instiucionet që të vendosin të çojnë përpara arkitekturën e re të reformës, dhe ka nevoje te vazhdoje te ece përpara”, – ka thënë Zingraf.
Pyetjes se “Opozita në shtator do të kërkojë në parlament një reformë të re territoriale e zgjedhore, a duhet mazhoranca dhe opozita të punojnë së bashku për këto reforma?”, ambasadori i është përgjigjur se “Unë e kuptoj që do të kemi nje parlament ndryshe përsëri pas rikthimit të opozitës në parlament dhe të dy partneret kanë thënë që reforma zgjedhore duhet të vazhdoje pasi ka gjera që nuk jane zgjidhur vitin e kaluar dhe secili partner eshte shprehur që do të shkojnë pas asaj cfare ka mbetur mbrapa, une do të mireprisja vazhdimësine e procesit te kesaj reforme, kjo eshte cfare i përket parlamentit”.
Diskutime rreth kësaj post