Presidenca ka dalë me një reagim të fortë pas sulmit që iu bë Presidentit Meta sot për mosdhënien e dorëheqjes.
Këshilltari i Metës, Tedi Blushi përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se nuk do të ketë dorëheqje, pasi sipas tij të gjithë e dinë sesi i fitoi Rama këto zgjedhje.
“Për të gjithë sahanlëpirësit e Bablokut: Presidenti Meta di vetëm TË MBAJË FJALËN!
Presidenti Meta e ka bërë të qartë se nëse Edi Rama fiton 71 mandate në mënyrë demokratike do të japë dorëheqje.
E gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje, ndaj qetësohuni: NUK KA DORËHEQJE!”, – shkruan Blushi.
Diskutime rreth kësaj post