Situata politike në vendin tonë vazhdon të mbetet e trazuar. Bëhet me dije se Presidenti Ilir Meta ka lajmëruar se do të mbajë një konferencë për mediat sot në orën 13:15.
Nuk dihet ende për çfarë do të flitet dhe cilat do jenë temat që do trajtohen.
Në mes të akuzave për dështimin e reformës në drejtësi, Presidenti Ilir Meta theksoi dy dite me pare edhe një herë se është i vetmi aktor i përgjegjshëm dhe me integritet në këtë çështje.
Kreu i shtetit paralajmëroi se nga ana e tij nuk do të ketë më përpjekje për bashkim të palëve politike, pasi ato u shuan me shembjen e teatrit kombëtar.
Diskutime rreth kësaj post