Aktori i njohur i humorit, Gentian Zenelaj, është baba i dy fëmijëve, një djali të quajtur Daniel dhe një vajze që quhet Aria. Kjo e fundit është e vogla e familjes dhe sigurisht më e llastuara, ndaj merr vëmendjen më të madhe në llogarinë e babait në Instagram.
Aria është kthyer në personazhin kryesor në llogarinë e Gentit dhe videot e shumta baba e bijë tregojnë raportin perfekt që ata kanë me njëri-tjetrin.
Vogëlushja është vajza e llastuar e babait, e cila ditën e sotme ka mësuar marshet e makinës dhe pretendon të bëhet shofere kur të rritet.
“O DROMCA ATOMIKE ime ti” – shkruan aktori krahas videos së Arias që i shkriu të gjithë së qeshuri.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post