Europa duhet të sigurojë patjetër ndikimin e saj në botë, pas pandemisë, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas para ambasadorëve të vendit në një video-konferencë.
”Europa duhet të zhvillojë një pavarësi më të madhe në furnizimin me mallra thelbësore ekonomike në vazhdën e pandemisë së koronavirusit”, – shtoi ai.
“Ne urgjentisht duhet të zvogëlojmë varësinë tonë në fushat me rëndësi strategjike, në sektorin e shëndetësisë, por në mënyrë të barabartë edhe në energjetikë, teknologji informacioni, ushqime, logjistikë dhe lëndë të parë”, – tha Maas nga Berlini.
“Sa i përket sigurisë dhe shëndetit të popullatës sonë, Bashkimi Europian duhet të jetë në gjendje të garantojë një furnizim të sigurt”, – shtoi ai.
”Qëllimi është sigurimi i ndikimit europian në botë pas pandemisë”,- tha Maas në komentet e bëra me përfaqësuesit e vendit për presidencën gjashtëmujore gjermane të radhës Këshillit të BE-së në gjysmën e dytë të këtij viti.
“Ekuilibri midis ndarjes ndërkombëtare të punës dhe rreziqeve të varësisë strategjike duhet të korrigjohet dhe do të doja që Gjermania dhe Europa të ishin pionierë këtu”, – shtoi Maas.
Diskutime rreth kësaj post