Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka folur për situatën e pandemisë në vend dhe u shpreh se rrezet e diellit, ndihmojnë në shërimin e Covid-19. Gjatë intervistës Pipero sqaroi se qytetarët duhet të shmangin grumbullimet, ndërsa shtoi se sa më shpejt të mundësohet frekuentimi i plazheve, apo pishinave shumë më mirë do të ishte për vendin.
“Sa më shpejt të mundësohet frekuentimi i plazheve apo pishinave shumë më mirë do të ishte”, – u shpreh ai.
“Vitamina D ndihmon në përmirësimin e të prekurve nga Covid-19. Ekspozimi në diell mundëson jo vetëm në aspektin psikologjik përmirësim, por edhe shëndetin e organizmit të njeriut”.
Sa i përket mundësisë për rikthimin e një vale të dytë ai u shpreh se opinionet e dhëna janë disi kontradiktore edhe pse theksoi se ende nuk ka një evidencë të plotë për sjelljen e këtij virusi.
“Askush nuk mund ta përjashtojë një valë të dytë, por kam thënë që në opinionin tim një valë e dytë në fund të vjeshtës ka gjasa që të mos jetë agresive. Besoj që mund të kemi një skemë mjekimi më efektive ndaj COVID-19”, – tha ndër të tjera Pipero.
Diskutime rreth kësaj post