Besnik Mustafaj, një nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve të Partisë Demokratike, ka folur për situatën e Covid në vend.
Ai shprehet se kapaciteti i dy spitaleve po shkon drejt ezaurimit dhe sipas tij po shkojmë drejt një katastrofe të vërtetë.
“Është paralajmëruar edhe nga autoritetet se po shkon drejt ezurimit sistemi ne 2 spitalet, po shkojnë drejt ezurimit të sistemi. Në këtë rast pastaj do të jetë një katastrofë e vërtetë.Në të gjitha vendet janë nxjerrë mësime në momentin që pati një rënie të lehtë.
Le të shpresojmë se janë të vërteta lajmërimet për nxjerrjen e një vaksine.E vërteta është se të gjitha qeveritë e vendeve të pasura, kanë vënë buxhete shumë të mëdha për vaksinën. Mobilizimi i laboratorëve dhe industrisë më mbështetje, është diçka që mund të arrihet”, tha Mustafaj.
Diskutime rreth kësaj post