Besnik Mustafaj, një nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve të Partisë Demokratike i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” është pyetur nëse ish kryeministri Sali Berisha mund të jetë në listën për kandidat për deputet.
Ai tha se ish kreu i qeverisë ka bërë denoncime të guximshme për drogën dhe fenomene të tjera të pushtetit të Edi Ramës dhe ndaj ka kontribut në PD.
“Unë jam një nga kritikët e Sali Berishës që më 2007. Por, në kohën që ai është në opozitë, Berisha ka dhënë kontribut të çmuar në opozitarizëm. Berisha denoncoi drogën, denoncoi një sërë skandalesh. Në këtë kuptim, Sali Berisha ka kontribut në Partinë Demokratike. Në cilësinë e Berishës si deputet, ai mund të themi ka kontribut. Unë jam ndër të parët që kam kthyer disa figura sërish në PD.
Unë besoj se të zemëruarit e ikur edhe mund të kthehen.Jozefina Topalli përshembull ka pasur kritika për PD, por është e lidhur me Partinë Demokratike. Ajo mund të jetë propozuar në Shkodër. Kur bashkëvepron eksperienca me të renë, besoj se bëhet diçka e mirë. Rama ka bashkëpunëtor figura që janë të reja, por janë një lloj klani le ta themi. Shoqëria ka eksperiencën për të gjykuar drejt programin tonë dhe kandidaturat”, deklaroi Mustafaj.
Diskutime rreth kësaj post