Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi i ftuar në emisionin Top Talk komentuar lëvizjet e fundit politike si dhe deklaratat e forta të ambasadores amerikane Yuri Kim. Patozi i ka quajtur këto lëvizje si teatrin real të politikës. Teatri sipas Patozit u shemb si pasojë e një strategjie.
“Rama mund të duronte edhe 1 muaj pas 21 vitesh”, tha Patozi.
Patozi, ka folur lidhur me prapaskenat e forcave të mëdha politike për reformën në drejtësi si dhe reformën zgjedhore.
“Mesazhet e Yuri Kim duhet të ndajmë në dy pjesë. Njëri ishte mesazh i koduar për Ramën. Nuk mund të fajësojmë Lulzim Bashën, sepse opozita e ka të pamundur të ndikojë në Reformën në Drejtësi”, tha ai.
Lidhur me platformën Ilir Metës, Patozi tha se synimi është i qartë ose të mos bëhen reformat në drejtësi dhe në sistemin zgjedhor ose të jenë të dyja calamane. Kjo është e qartë për këdo që kupton pak nga politika.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post