Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka komentuar mesazhet e forta të ambasadores amerikane, Yuri Kim për kapjen e reformës në drejtësi. Sipas ish-presidentit, kjo lidhet drejtpërdrejtë me sjelljet e shumicës me institucionet e reja të drejtësisë.
“Reforma në sistemin e drejtësisë ka qenë, është dhe do të mbetet gjithmonë një prioritet që duhet të ndodhë në Shqipëri. Ajo që kemi parë deri sot, si jetësim i asaj që u miratua në korrikun e 2016 dhe më pas si u zbatuan këto ligje përmes mekanizmave që do të implementonin reformën në drejtësi, tregon që ka një devijim të vazhdueshëm nga ajo që ishte e parashikuar dhe konfirmuar, jo vetëm nga konsensusi parlamentar, kushtetuta e Shqipërisë, por edhe nga sygjerimet që erdhën nga Komisioni i Venecias.
Besoj që adresimi që i është bërë nga ana e ambasodores ka qenë pikërisht për shkak të tentativave të maxhorancës për ta minuar procesin, për ta ndryshuar dhe deformuar procesin. Sepse kemi fakte dhe prova që është minuar ky proces nga ajo që ka parashikuar kushtetuta. Por ajo që është kryesorja në pikpamjen time ka të bëjë me faktin që përderisa politika, instucionet dhe shteti janë të kapura prej mafies, është terreni më i pamundur dhe më i papërshtatshëm për një reformism të sistemit të drejtësisë”, thekson ish-kreu i shtetit.
Diskutime rreth kësaj post