Ka nisur ditën e sotme protesta numër tetë e opozitës, ku janë të pranishëm qytetarë e militantë të opozitës, banorët e Astirit dhe të ardhur nga rrethet.Që në minutat e para ka patur shtytje midis protestuesve dhe forcave të policisë në anën e pasme të Pedonales, teksa në Parlament ka nisur seanca plenare.Të ngjitura në mure kanë rënë në sy disa pankarta.
Në to shkruhet: O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do; Kthehu legjendë”.
Me sa duket disa prej qytetarëve, mbështetës të opozitës dhe adhurues të liderit historik të PD janë autorë të këtyre pankartave.Rikujtojmë se ndonëse opozita vijon serinë e protestave, kryetari i PD nuk është pjesë e saj ditën e sotme.
Kjo për shkak të një vizite në Gjermani, atje ku do të takohet me zyrtarë të lartë në kancelarinë federale gjermane.Në Berlin, Basha do të zhvillojë takime me drejtues të Parlamentit Gjerman, Bundestagut, zyrtarë të lartë të Qeverisë Federale, drejtuesit e partive simotra CDU dhe CSUVizita e tij në Gjermani është e para që pas djegies së mandateve dhe kërkesave të opozitës për krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Diskutime rreth kësaj post