Kryeministri Edi Rama i ndodhur sot në qytetin e Librazhdit në kuadër të ciklit kombëtar “Bashkia që duam”, gjatë fjalës së tij tha se në këtë qytet nuk diskutohet fitorja, por se si të çojnë përpara projektet e qeverisë.Rama ka vijuar me sulmet e tij të zakonshme në drejtim të kundërshtarëve të tij politikë, duke aluduar se në Qershor vendi do të shkojë në zgjedhje dhe se opozita po vepron njësoj si në Majin e 2017-tës.
Ai tha:
“Ne i kemi mundur ata kur kishin Saliun dhe kishin edhe shtetin. A ka demokrat të thotë se ishte më e lehtë të mundësh Saliun se sa Lulin me fallxhoren që ka në krah. Në Durrës Dako që i janë qepur për ta kthyer në shënjestër i mundi Saliun, shtetin me gjithë hordhitë e tyre në 2007, 2011, 2013, 2017. I kemi mundur Saliun që nuk bënte gjë për të na penguar për të nxjerrë votën nga kutitë dhe nuk mundim dot Lulin?! Nuk i kemi mundur dot ende në Tropojë, por në 30 qershor do t’i mundim edhe në Kukës, sepse s’ka demokrat të arsyeshëm që të thotë se në këto vite PD është bërë më e fortë dhe kryetari i saj është bërë më i zoti. Zgjedhjet e 2017 i humbën duke pasur ministritë e mëdha dhe agjencitë e mëdha shtetërore. Ishin mësuar ta kthenin shtetit në një hordhi duke nxjerrë kriminelët me leje barre, i merrnin në krah dhe bridhnin në të gjitha zonat e Shqipërisë. Ne i kemi mundur atëherë dhe do t’i mundim prapë. Ata bënë diçka që nuk e ka bërë askush. E ka bërë vetme një parti në vitet ’20 në Itali dhe ajo parti u shkri fare. Ashtu do shkrihen dhe ata. Ata djegin mandatet dhe futen mes turmës.Ashtu do shkrihen dhe ata se zgjodhën të tradhëtojnë popullin e tyre. Noc Rrokun do marrësh o Lul. Se kush do marrë Nocin dhe kush do marrë Rrokun ndaje me Monikën. 30 vjet kjo histori duhet të marrë fund.Sepse e provuam dy vjet para sot Lulin e kisha poshtë penxheres, më këndonte himnin poshtë penxheres. Më vinte me çadër. Dhe kur nuk e mori gjysmën tjetër filloi prap nga e para. Nuk ka më gjysma gjysma dhe asnjë lloj zgjedhje për të negociuar mandatin që na keni dhënë ju. Por na keni dhënë mandatin për të mbështetur fermërët dhe të krijojmë kushte më të mira për ata që vijnë pas nesh. Nuk na keni dhënë mandatin që të shohim filxhan me Monën. Thotë Mona e pashë Lul, edhe pak po vjen. Pashë një E që po shkon poshtë, një L që po ngrihet dhe një T këmbë përpjetë.”Gjatë fjalës së tij ai ka komentuar sërish vendimin e opozitës për të lënë mandatet, duke thënë se tashmë parlamenti pa ta është më normal dhe se “vonë u kujtuan për t’u larguar”.
Diskutime rreth kësaj post