Anëtari i Komisionit të Përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në Partinë Demokratike, Besnik Musfataj, tha në rubrikën “Opinion”, se nga nesër nis procesi i votimit të kandidatëve në Qarkun e Kukësit. Sipas Mustafajt, anëtarësia do të bëjë një votim negativ me kryq të emrave, ku ai që merr 20%, do të skualifikohet.
“Janë disa qarqe të mëdha që nuk janë kryer akoma procedurat. Tani ka minimumi dyfishin e kandidatëve që nxjerr qarku. Do të bëhet një votim negativ, ku do të vihet një kryq (X), që nëse merr 20% negative, ai kandidat skualifikohet. Roli i anëtarësisë merr vlerësim maksimal në këtë proces. Çdo anëtar i PD ka pasur të drejtën të propozojë 1 emër dhe tani çdo anëtar ka të drejtën e votës të ndërhyjë drejtpërdrejt në kompozimin e listës”, u shpreh Mustafaj.
Më tej, demokrati u ndal dhe te zhvillimet e fundit politike mbi zgjedhjet e 25 prillit 2021, duke thënë se drafti i PS-së për hapjen e listave nuk përputhet me marrëveshjen e 5 qershorit.
“Nuk përputhet drafti i PS me marrëveshjen e 5 qershorit. Ata do ta miratojnë në fund siç e duan vetë, sepse i kanë votat. Opozita nuk ka zgjidhje, është e detyruar të zbatojë ligjin, ose të ikë nga zgjedhjet. Unë shpresoj që të mos ikë nga zgjedhjet”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post