Ish-ministri Kastriot Islami ka reaguar për deklaratat që Taulant Balla ka bërë në adresë të tij, gjatë fjalës së mbajtur sot në Kuvend.
Islami shprehet se deklaratat e Ballës vijën pas qëndrimeve që ai ka mbajtur kundër draftit të PS që pretendon hapjen e listave.
“Një reagim për kokëbabunen e trustit të mjekër lakrës! Mora vesh se kokëbabunja Tualet me paska përmendur emrin ne kuvend… Kam qeshur me të madhe…Nuk ja vlen të merrem me kokebabunen që qytetaret e njohin shume mirë dhe janë përgatitur për ta hedhur në kazanin e plehrave… Për më tepër që ai i merr porositë nga “frikacaku i Surrelit”…Duket se “injorantit të Surrelit” i kanë djegur shumë shpjegimet e mia profesionale që ja kam nxjerrë të palarat e listave që i mban për të hapura, por që janë të mbyllura… Mashtruesit të Surrelit mund ti kujtoj vetëm se kanë qenë refuzimet e mia profesionale të porosive te tij prej injoranti (në 2006-2007) për sistemin zgjedhor që ai po tenton ti bëjë realitet me injorancë e mashtrime me kokëbabunen…Kaq për këtë radhë…”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post