Pas mbledhjes së Këshillit Politik, anëtari i Kryesisë së PD, Arben Ristani ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Teksa debati është për listat e hapura, ku palët janë përplasur, Ristani u shpreh se vetë nuk do t’i preferonte, pasi procesi i numërimit dhe votimit do të vështirësohet.
Megjithatë, thekson ai, edhe listat e hapura janë proces demokratik dhe PS nuk duhet të bëhet pengesë, pasi duhet të nisë përgatitja e partive politike për këtë proces të ri.
“Unë vetë nuk do ta preferoja listën e hapur se kanë një mungesë paqartësie. Por e para e punës duhen përgatitur forcat politike me listën e hapur. Procesi i votimit do të jetë i vështirë edhe i numërimit. Dardha e ka bishtin mbrapa në këtë proces. Megjithatë janë të gjitha procese demokratike. Edhe lista e hapur ka anët pozitive të veta. Pse nuk i bën? Jepu kohë forcave politike që të përshtaten me organizimin e ri”, – u shpreh Ristani.
Diskutime rreth kësaj post