Ish kreu i KQZ-së dhe tani anëtar i Kryesisë së PD, Arben Ristani ka deklaruar ditën e sotme se PS kërkon heqjen e koalicioneve, por edhe me këtë mënyrë sipas tij PD do të dalë forcë e parë edhe pa koalicione.
“Kemi bërë një ndryshim kushtetues. Kushtetua nuk është as e PS dhe as e PD, është e shqiptarëve. Kur do të bësh një ndryshim minimalisht duhet të sqarosh njerëzit se pse po e bën. Ose në mënyrë që ndryshimet të jenë të gjithëpranuara. Por nuk po pyesim për popullin, të gjithë e pranojmë që Kushtetua po ndryshon për interesin e një partie politike. Që këtu nuk jemi në rregull me shqiptarët. Pala tjetër kërkon konsensus. Beteja jonë është që shqiptarë të shohin të vërtetën lakuriq.
Në momentin që janë bindur për keqqeverisjen atëherë ne jemi të sigurt që po shtojnë peshat. Jemi të bindur që edhe vetëm do të dalim forcë e parë. Është më mirë të kemi aleatët.Ka vend për të bërë më mirë dhe më shumë. Por çështja është që e gjitha është komunikim me publikun dhe komunikimi është edhe me fasha. Nga ana tjetër është fasha tjetër, janë përditë. Komunikimet e fundit të kryetarit të PD janë te ekonomia”, – u shpreh Ristani.
Diskutime rreth kësaj post