Këshilli Politik pritet të mblidhet sot rreth orës 11.00. Opozita e bashkuar dorëzoi para pak ditësh draftin ku propozoi lista të jetë 100% e hapur duke i dhënë fuqi popullit të zgjedhë se kush do të jetë përfaqësuesi i tij.
Në draftin e opozitës thuhet se duhet të ruhen koalicionet siç janë në ligjin aktual, ndërsa përsëritet kërkesa për t’iu drejtuar ODIHR-it për mosmarrëveshjet mbi koalicionet.
Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjinuri u është përgjigjur argumenteve të parashtruara nga përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, duke u shprehur se “do të bëjmë edhe një përpjekje të fundit për një kompromis me opozitën jashtëparlamentare, pa vënë në rrezik arritjet që përcakton fryma e ndryshimeve kushtetuese”.
Edhe pse 1 tetori ishte vendosur si afati i fundit për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, nuk do të votohet këtë javë, për shkak të shqyrtimin të draftit të opozitës.
Diskutime rreth kësaj post