Ish-deputeti i LSI Petrit Vasili paralajmëroi se vendi po shkon në një përplasje të fortë sociale.
“A është i përgjegjshëm Rama se para vendit po krijohet një tension i jashtëzakonshëm shoqëror dhe Shqipëria po dërrmohet? Tashmë çështja e Ramës është ballë për ballë edhe me shqiptarët, jo vetëm me opozitën, ne kemi për detyrë të vëmë në lëvizje këtë protestë të madhe popullore sepse mekanizmat institucional kushtetues janë dhunuar.
Tani çfarë do ndodhë? Shqipëria do vejë keq e më keq, dhe tensioni dhe reagimi shoqëror do jetë shumë i egër. Kjo do jetë në dëm të vendit. Ne po bëjmë të pamundurën për të dhënë të gjitha opsionet për të dalë pa dëme të mëdha politiko-shoqërore.
Ekonomia po rrënohet për shkak të krizës së rëndë politike, gjë që nuk e them unë, por është në përkufizimet e Bundestagut gjerman. Ne po bëjmë një detyrë shumë të rëndësishme që të kanalizojmë zgjidhjen e krizës për të evituar përplasjen shumë të fortë politiko sociale. Në rast se nuk do ndodhi kjo përplasje do jetë e pa evitueshme. përplasja do jetë shumë e fortë në rast se nuk do ketë reflektim,” tha Vasili në Top Talk.
Diskutime rreth kësaj post