Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në një postim në Twitter i është përgjigjur presidentit serb Akelsandër Vuçiç i cili tha për gazetën prestigjoze Financial Times se vendimi i BE për t’i mbajtur dyert të mbyllura për dy kombet e Ballkanit e ka lënë rajonin të kuptojë që nuk mund të mbështetet vetëm tek fqinjët e saj perëndimorë.
Kjo ide është kundërshtuar nga ish ministri i cili shprehet se rruga drejt BE është parësore dhe më e rëndësishme se mini shengeni i Ballkanit.
Aleksandar Vuçiç gjithashtu tha se refuzimi i BE-së për të hapur bisedime të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë e ndreqte politikën e tij për krijimin e lidhjeve më të ngushta me Kinën dhe Rusinë.
“Bashkëpunimi rajonal nuk mund të zëvendësojë procesin e anëtarësimit të BE. Njohja e realitetit në terren do të ishte një përparim i madh që do t’i jepte fund mosbesimit rajonal, duke ndihmuar zbatimin e procesit të reformës në mënyrë të efektshme dhe efektive. Prandaj, duke siguruar rrugën drejt BE”– shkruan Bushati.
Regional cooperation cannot substitute #EU accession process of #WB6. Acknowledging the reality on the ground would be a major breakthrough ending regional mistrust, helping the implementation of reform process efficiently and effectively. Hence, ensuring the path towards #EU! https://t.co/zpwXN4vjL9
— Ditmir Bushati (@ditmirbushati) October 23, 2019
Diskutime rreth kësaj post