Analisti Mustafa Nano teksa ka komentuar mbledhjen e Partisë Demokratike u shpreh se Lulzim Basha do të rikonfirmohet në krye të Partisë Demokratike.
Nano tha se është i bindur për këtë gjë.
Pjesë nga intervista në MCN Tv
Nano, PD vendosi të shkoje në zgjedhje në 13 Qershor. Do të thotë ky një rikonfirmim i zotit Basha në krye të PD-së?
Nano: Absolutisht sepse nuk ekziston as koha e nevojshme për të bërë një garë serioze. Nuk ka kohë për kontakte dhe ide, e quaj garën të mbyllur pa filluar ende. Është për të ardhur keq. PD do ketë në krye Bashën, një humbës serial, një dështak. Mbledhjet e kryesisë ishin si të vdekura, nuk ka zëra kundër, përjashto 7-8 veta, të tjerët nuk ka zë dhe asnjë gjë për të thënë dhe i binden një humbësi serial.
Basha ka qenë ai që ka premtuar në PD modelin amerikan. Pse mendoni se nuk i është përmbajtur këtij premtimi?
Nano: Kam përshtypjen që Basha si shumë të tjerë ka frikë nga gara. Është një nga politikanët më pak europianë që njoh. Nuk ka dilema një politikan i rëndësishëm në një situatë të tillë, nuk ka nevojë për alibi, thjesht vendos dhe largohet. Me një pyetje ai bëri sallën të heshtë: Nëse ju mendoni se s’ka masakër elektorale unë largohem dhe të gjithë kanë heshtur.
Në PD zërat kundër janë të paktë, por nuk duket te ketë shumë mbështetje të hapur për zotin Basha. Duhet te presim surpriza nga zgjedhjet e 13 qershorit në Partinë Demokratike?
Nano: Nuk ka surpriza. Edhe Kadilli që ka dalë është e njëjta prerje, ai përpiqej ti çonte sinjale Berishës, PD ka nevojë për tu deberishizuar. Ai i përket një kohe të kaluar, misioni i tij ka mbaruar dhe është e kotë të flasësh për të. Po të jetë puna për berishianë, Basha është më i miri.
Diskutime rreth kësaj post