Analisti Genc Burimi ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vendin tonë. Sipas tij, kjo është hera e parë që Shqipëria përballet me një situatë të tillë.
“Sot në Shqipëri duhet të vendos vetëm Gjykata Kushtetuese. Janë thënë edhe fjalë më të rënda se ato që ka thënë Meta, janë praktika të përdorura. Nuk mund ta analizojmë ne nëse ka gabuar apo jo Meta. Duhet të edukohen shqiptarët se është drejtësia që flet, as Çupi, as Meta dhe as Ngjela. Nuk ka asnjë lloj drejtësi për shkak të këtij pushteti”, – tha Burimi.
Ai shtoi se “kujt i bëhet vonë se Meta ka folur kundër Amerikës, vend i lirë”.
“Është në demokraci Shqipëria. Të vendosë Gjykata Kushtetuese. Meta u ka hyrë në thembër SHBA, se ishte me Llallën. Është momenti i duhur për ta hequr. Është një gjuajte me një fishek heqja e Metës nga Rama dhe SHBA. Shpresoj që të mos ketë shumë zhurmë heqja e Metës”, – tha analisti i njohur.
Sipas tij e gjithë kjo është luftë politike, është larje hesapesh. “Por të respektohet ligji dhe të mos merren shqiptarët për budallenj”, – tha ai.
Diskutime rreth kësaj post