• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

PD reagon pas vendimit të Kushtetueses, kërkon hetim penal ndaj çdo zyrtari publik të përfshirë në shembjen e teatrit

3 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Demokratike ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Teatrin Kombëtar. PD kërkon hetim penal ndaj çdo zyrtari publik të përfshirë në shembjen e teatrit, duke filluar nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj. Përmes Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se vendimmarrja e sotme e Gjykatës Kushtetuese është vetëm hapi i parë, prova e pakundërshtueshme për abuzimin me pushtetin nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

“Ky vendim merr në mbrojtje Teatrin Kombëtar, duke e cilësuar si një pasuri që përbën trashëgimi kulturore të Shqipërisë. Shkaktarët e kësaj plage janë ata që penguan dhunshëm ndryshimin në 25 prill dhe që mbajnë peng vendin prej 8 vitesh me arrogancë, korrupsion, klientelizëm, paratë e krimit dhe armiqësinë e verbër ndaj trashëgimisë kulturore, ndaj çdo pasurie të kombit tonë. Vendimmarrja e sotme e Gjykatës Kushtetuese është vetëm hapi i parë, prova e pakundërshtueshme për abuzimin me pushtetin nga Edi Rama dhe Erion Veliaj. Autorët e këtij krimi të rëndë kushtetutes dhe ligjor, me pasoja të rënda për interesin publik dhe pasurinë tonë publike, kanë emër dhe mbiemër, janë të gjithë të identifikuar dhe duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë përpara ligjit. Ata janë Edi Rama dhe Erion Veliaj”, tha ai.

Ndërkohë edhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo u shpreh se ky vendim tregoi sipas saj padrejtësinë që u bë ndaj teatrit. Ajo theksoi se nëse ndërmerren akte të mëtejshme sipas saj do të jenë kriminale.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dëshmoi padrejtësinë, korrupsionin, babëzinë, abuzimin në të cilën vepruan Rama dhe Veliaj teksa shembën godinën e Teatrit në 17 maj. Dinjiteti i qytetit dhe qytetarëve duhet vendosur në vend. Çdo akt i mëtejshëm është akt kriminal në dëm të qytetit dhe qytetarëve”, tha Tabaku.

Paraardhëse

Vendimi i Kushtetueses rikthen debatet për teatrin, opozita kërkon të vihet në lëvizje SPAK, Veliaj: Shembja e godinës u cilësua ligjore

Pasardhëse

SHBA blindon Byronë e Hetimit, 100 mijë dollarë pajisje speciale, Yuri Kim mesazh politikës se po mbaron epoka e pandëshkueshmërisë

Pasardhëse

SHBA blindon Byronë e Hetimit, 100 mijë dollarë pajisje speciale, Yuri Kim mesazh politikës se po mbaron epoka e pandëshkueshmërisë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.