Ish deputetja Grida Duma ka mohuar në mënyrë kategorike një qeverisje të mundshme PS-PD. E pyetur për “thashethemet” që qarkullojnë së fundmi për këtë mundësi, Duma tha në ‘Open’ se kjo është një ofendim i madh.
“Më falni që ngre zërin por nuk e duroj do këtë pyetje. Zero shanse për një gjë të tillë. Kush flet për këtë është i ndëshkueshëm, nuk e duroj dot pyetjen. Është ofendim për sakrificat e demokratëve. PD do jetë parti e parë fituese në zgjedhje“, – tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post